Dhuna ndaj avokatit Mëngjesi, Neritan Alibali: Është goditur sistemi i drejtësisë

Neritan Alibali, pedagog i të drejtës kushtetuese, në rubrikën “Opinion” në News24, duke folur për dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, i cili ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën, tha se të sulmosh një avokat është njëlloj si të sulmosh një gjykatës apo prokuror.

Alibali tha se është një ngjarje e rëndë, por jo e veçuar.

“Atmosfera shoqërore është e tillë. Një konotacion politik e ka kjo ngjarje, pasi politika e ka ndarë aq shumë shoqërinë, sa edhe grupet kriminale veprojnë mbi këtë logjikë.

Policia veproi shumë shpejt, pa paragjykime. Ngjarja ndodhi në zonën më të vëzhguar të Tiranës”, tha Alibali.

Ai u shpreh se çdo akt dhune i lehtë apo i rëndë është dhunim i një personi të veshur me pushtet brenda sistemit të drejtësisë.

Arena e Lajmit

Dhuna ndaj avokatit Mëngjesi, Neritan Alibali: Është goditur sistemi i drejtësisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook