“Doli nga shtëpia për të mos u kthyer kurrë”/ I biri vdiq në gurore, babai: Ma sollën në 2 të natës me arkivol. Ai dergjej në mal, unë… (Gazetarja shpërthen në lot)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur disa ditë më parë në fshatin Brataj të Vlorës, ku në një gurore ndërroi jetë shtetasi Jurgen Veshi.

Babai i Jurgenit ka treguar momentet e fundit të të birit para e të largohej nga shtëpia, dhe momentin kur mori vesh lajmin e kobshëm.

Teksa ai ka rrëfyer detajet e rënda, gazetarja Anila Ahmataj nuk i ka shmangur dot lotët.

“Ishte një fëmijë shumë i edukuar dhe punëtor.
Që 12-vjeç kapi kazmën që të mbillte gjëra në kopsht. Kurrë nuk më tha jo. U rrit shumë i ndërtuar si fëmijë, pa vese. Vetëm pranë familjes, ishte djalë i paqes dhe mirësisë jo i konfliktit.

Një djalë që u brymos prej halleve dhe ndjeu peshën e familjes që i vogël.
Edhe pse kishte shanse që të ikte jashtë vendit, nuk largohej sepse kishte hallin tonë.
Atë mëngjes e përcolla tek dera bashkë me bashkëshorten. I thashë: Mirë ardhsh e më tha “mirë ju gjetsha”. Iku për të mos u kthyer më i gjallë.

Një djalë nga fshati më mori në telefon më tha ka ardhur Jurgeni, jo i thashë. Më tha se ka bërë një aksident në punë.

Mendova se kishte bërë një aksident e kishte lënduar ndonjë këmbë por ai dergjej në mal dhe ende nuk e kishin dërguar në spital.
Asnjë nuk ma jepte dot lajmin që djali kishte ndërruar jetë. Ma sollën vetëm në 2 të natës në shtëpi me arkivol”, deklaron ai.

()

Arena e Lajmit

“Doli nga shtëpia për të mos u kthyer kurrë”/ I biri vdiq në gurore, babai: Ma sollën në 2 të natës me arkivol. Ai dergjej në mal, unë… (Gazetarja shpërthen në lot)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook