E rëndë në Fier, 60-vjeçari bie në kontakt me rrymën elektrike, dërgohet në spital pa shenja jete

Një 60-vjeçar në fshatin Banaj të Patosit dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike në banesën e tij ditën e sotme dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Raportohet se shtetasi I. M. është dërguar pa shenja jete rreth orës 18:30 në spitalin rajonal të Fierit.

Sakaq, grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në spitalin rajonal të Fierit, është dërguar pa shenja jete, shtetasi I. M., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Banaj, Patos.

Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e tij.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

Arena e Lajmit

E rëndë në Fier, 60-vjeçari bie në kontakt me rrymën elektrike, dërgohet në spital pa shenja jete

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook