Mjekë apo biznesmenë? Ç’ndodh me tenderat e protezave dhe pacientët te Trauma? Investigimi i Vetting zbulon dokumentet

Emisioni investigativ Vetting në News24 ka trajtuar rastin e Adelina Preçit, nga Lezha, e cila është operuar në Spitalin e Traumës, por nuk po arrin dot të sigurojë kartelën mjekësore.

Mosmarrja e këtij dokumenti, që i kërkohet nga mjekët kirurgë në Itali, për të vijuar kurimin, e ka dërguar Adelinën në dyert e gjykatave, për të kërkuar që të urdhërohet spitali që t’i japë kartelën klinike.

Por edhe Gjykata Administrative e ka lënë Adelinën në mëshirë të fatit.

Mjekë apo biznesmenë

Dritan Todhe, mjeku që ka kryer ndërhyrjen, nuk ka folur këtë të martë në gjykatë. Por avokatët e tij kanë këmbëngulur që kartela të mos përfundojë të duart e Adelinës pa ardhur me vulë apostile kërkesa e mjekëve italianë dhe dokumenti ku ata pretendojnë se ajo ka një protezë të thyer dhe një të deformuar.

Todhe punon prej 20 vitesh si kirurg ortoped. Por ai njëkohësisht rezulton edhe një biznesmen i suksesshëm pasi është pronari i një biznesi privat ortopedie me fitime qindra miliona lekë. Nga hulumtimet e këtij biznesi, “Vetting” ka zbuluar se në vitin 2016 ka fituar 97 milionë lekë dhe në vitin 2017, Todhe ka deklaruar 330 milionë lekë fitime ose 330 mijë euro në një vit, duke 3-fishuar fitimet në mënyrë eksponenciale.

Pra, kirurgu që refuzon të dorëzojë kartelën mjekësore të Adelinës, ka përfituar mesatarisht 27 mijë euro fitim çdo muaj për vitin 2017, një shifër jashtëzakonisht e lartë, duke patur parasysh dhe rrogat e specialistëve më të mirë në Shqipëri.

Në vitin 2018, Todhe ka deklaruar fitim 300 milionë lekë ose 300 mijë euro, me një total prej rreth 740 milionë lekësh në harkun e tri viteve të para që ka hapur niptin për këtë biznes.

Vetting 14
Vetting 14

Por ku qendron problemi në këtë rast?

Përveç faktit që Todhe ka marrë dhe shitur protezën për Adelinën, në skenë del bashkëshortja e tij, Xhilda Pinci, e cila ka konkurruar për të qenë pjesë e institucioneve të Vettingut, që do të bënin rivlerësimin e gjykatësve dhe prokurorëve. Pas kryerjes së procedurës nga ana e Avokatit të Popullit, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) publikoi listën e personave që nuk plotësonin kushtet. Në bazë të dokumentacionit dhe informacionit të verifikuar nga institucionet zyrtare, ONM skualifikoi Xhilda Pincin pasi nuk justifikonte dot pasurinë, ç’ka hedh hije dyshimi edhe mbi mënyrën se si bën biznes edhe Todhe.

Çfarë ndodh me tenderat e protezave dhe pacientët te Trauma?

Problemi Adelinës me protezat në Spitalin e Traumës nuk është një rast i veçuar. Thuajse shumica e pacientëve që kanë patur dëmtime kockash kanë patur vështirësi gjetjen e implanteve ortopedike. “Vetting” ka konstatuar se familjarët e pacientëve nuk i marrin pllakat ortopedike tek Spitali, por në treg të zi.

Protezat janë një ndër bizneset më fitimprurëse, cka ka sjellë edhe interesin e kompanive private, të cilat zbulojnë lidhje me kirurgët brenda Spitalit të Traumës.

Një ndër tenderat që ka marrë vëmendje lidhet me Marrëveshjen Kuadër për blerje materialesh implante ortopedike për Shërbimin e ortopedisë në SUT me fond limit 356 milionë lekë.

Vetting 5
Vetting 5

Në 7 tetor 2022, në garën për tenderin do të merrnin pjesë 3 kompani, ku 5 ditë më pas fitues u shpallën bashkimi i kompanive “TRIMED” dhe “LAYO” shpk, si edhe “OrthoNet 360”Shpk.

Tenderi u shënua me flamur të kuq nga Open Data Albania pasi kompania e tretë “CFO PHARMA” u skualifikua nga gara. Sipas Open Data, flamur i kuq paraqet indicie për favorizim kompanish nga Autoriteti Kontraktor, që në këtë rast është Spitali i Traumës.

 

Vetting2
Vetting2

Problematikat me tenderat e ortopedisë janë evidentuar edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Por evindetimi i shkljeve nga KLSH nuk i ka frenuar drejtuesit e Spitalin të Traumës që të vijojnë me këtë proces. Konkretisht, vetëm disa ditë më parë, më 17 maj 2024, Spitali i Traumës ka mbajtur garën për Marrëveshjen Kuadër për blerjen e materialeve implante ortopedike për Sherbimin e ortopedisë në Spitalin Universitar të Traumës me fond limit 421 milionë lekë ose 4.2 milionë euro, pa zgjidhur më parë rekomandimet e dala nga KLSH.

Vetting 8
Vetting 8
Vetting 6
Vetting 6

Avokatit Ndue Pjetraj

Të gjithë këta mjekët, që janë sot në spitale, kanë hap kompanitë e tyre, firmat e tyre dhe shesin pajisjet mjekësore që mund të jenë të nevojshme dhe të panevojshme, e para.

E dyta, të gjitha këto materiale që hyjnë në Shqipëri nuk i kontrollon askush sepse janë pajisje të skadueme, pra kanë arrit në skadencë dhe mjekët, këto i shesin, i montojnë vet. Asnjë shtetas, sot në spitale, nuk është se ka marrë ndonjë material në spital. Të gjitha janë blerë privatisht dhe këto privatisht i kanë blerë te mjeku që i kanë vendosur protezat, siç është në rastin konkret.

Por çfarë ka ndodhur me këtë tender, që nuk janë zbuluar akoma fituesit?

Disa ditë më pas, Spitali i Traumës do të njoftonte se do të ndryshoheshin dokumentet e tenderit për të modifikuar kriteret e kualifikimit. Është e parashikuar në ligj që Dokumentet Standarte të Tenderit mund të ndryshohen gjatë shpallje, por në këtë rast kemi dyshime të forta për gjërat që fshihen pas.

“Vetting” ka hulumtuar dokumentet e tenderi dhe ka zbuluar se grupi i prokurimit nga Spitali i Traumës ka ndryshuar disa nga kushtet, duke i lehtësuar, por edhe duke i specifikuar disa.

Te kriteret e veçanta të kualifikimit janë shkurtuar dy kritere, duke lënë si kusht për kompanitë garuese vetëm formularin e Vetëdeklarimit dhe Sigurimin e Ofertës. Bie në sy fakti që është hequr kriteri për listën e çmimeve të artikujve, e cila në vetvete në bazë të cmimit tregon në mënyrë indirekte edhe vendin e origjinës së produktit.

Duhet theksuar se Spitali i Traumës ka shtuar një kusht tjetër te tenderi, ku kërkohet që Operatori Ekonomik duhet të ketë të gjithë instrumentet sipas kategorive, instrumentat prerës, instrumentat gërryes dhe protezat prove.

Përveç procedurave të realizuara për blerjen e materialeve ortopedike nëpërmjet marrëveshjeve kuadër, SUT për çdo vit ka realizuar edhe procedura me negocim pa shpallje paraprake të kontratës duke shpenzuar vetëm për materiale ortopedike, brenda vitit 2021 e 2022 në total 5,1 milionë euro.

Vetting 15
Vetting 15

Çfarë thotë raporti i KLSH-së për tenderat e protezave?

Një ndër tenderat që ka marrë vëmendje lidhet me Marrëveshjen Kuadër për blerje materialesh implante ortopedike për Shërbimin e ortopedisë në SUT me fond limit 356 milionë lekë.

Në 7 tetor 2022, në garën për tenderin do të merrnin pjesë 3 kompani, ku 5 ditë më pas fitues u shpallën bashkimi i kompanive “T R i M E D” dhe “LAYO” shpk, si edhe “OrthoNet 360”Shpk.

Tenderi u shënua me flamur të kuq nga Open Data Albania pasi kompania e tretë “CFO PHARMA” u skualifikua nga gara. Sipas Open Data, flamur i kuq paraqet indicie për favorizim kompanish nga Autoriteti Kontraktor, që në këtë rast është Spitali i Traumës.

Aferat me tenderat e ortopedisë që janë evidentuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk e kanë përmbajtur Spitalin e Traumës. Konkretisht, në 17 maj 2024 Spitali i Traumës do të mbante garën për Marrëveshjen Kuadër për blerjen e materialeve implante ortopedike për Shërbimin e ortopedisë në Spitalin Universitar të Traumës me fond limit 421 milionë lekë ose 4.2 milionë euro.

Arena e Lajmit

Mjekë apo biznesmenë? Ç’ndodh me tenderat e protezave dhe pacientët te Trauma? Investigimi i Vetting zbulon dokumentet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook