Motta tremb “Zonjën e Vjetër”, trajneri rrit pretendimet, topi i kalon Guintoli-t

Në një kohë kur të gjithë e prisnin në Torino, për të firmosur kontratën e tij me “Zonjën e Vjetër”, Thiago Motta i lejoi vetes disa ditë relaks në Portugali. Jo që shqetëson ambientin nuk është ky fakt, por kërkesat ekonomike që ka ish trajneri i Bologna-s.

Në mënyrë të papritur, Motta, ose më saktë përfaqësuesit e tij, kërkojnë 5 milionë euro neto në sezon, por oferta e Guintolit ishte 3,5 milionë euro. Pra mes ofertës dhe kërkesës tani ka një hendek të konsiderueshëm, 1,5 milionë euro, por kësaj shumë i shtohet edhe fatura që duhet të paguajnë për Max Allegrin të cilin e shkarkuar fill pas suksesit në finalen e Kupës së Italisë.

Corriere
Corriere

Është e qartë që Motta dhe Guintoli kanë diskutuar shpesh ndërmjet tyre këtë periudhë, por me sa duket nuk ishin ndalur te detajet ekonomike. Gjithsesi palët pritet që të intensifikojnë bisedimet në orët e ardhshme, për të arritur një marrëveshje sa më shpejt, pasi Giuntoli dëshiron të nisë ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri në funksion të trajnerit të ri.

()

Arena e Lajmit

Motta tremb “Zonjën e Vjetër”, trajneri rrit pretendimet, topi i kalon Guintoli-t

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook