“Nëse duan të mbështesin SPAK-un të shohin amendamentet e PD”, Basha: Jemi gati të bashkojmë votat me PS, për…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në fjalën e tij për mediat para nisjes së seancës së sotme në Kuvend, ka deklaruar se Kuvendi duhet të shikojë amendamentet e PD.

“Nëse duan të mbështesin SPAK-un, të shikojnë amendamentet e PD. Sot shqiptarët meritojnë një përgjigje; pse Edi Rama, kjo qeveri mban të bllokuar në Kuvendin e Shqipërisë propozimet e PD. Përgjigja është e qartë; ndryshe nga ç’thotë kjo maxhorancë nuk ka interes që të ndihmojë financiarisht dhe nga pikëpamja ligjore strukturat ligjore. S’ka arsye për SPAK-un që të ekzistonte nëse s’do të kishim korrupsion.

Ai lindi si nevojë për shkak të korrupsionit. Që mos të duket se si opozitë jemi në rrafshin e denoncimit, kemi bërë një propozim dhe ulemi dhe flasim. Jemi gati që të bashkojmë votat me PS për të votuar këto amendamente për SPAK-un. A ka akt më kuptimplotë para shqiptarëve që parlamentarët të dorëzojnë imunitetin dhe të jenë të barabartë para ligjit. Amnistia penale u mbajt në sirtar për 3 muaj derisa bashkuan votat për të nxjerrë të dënuarit për korrupsion.”, tha ai.

Arena e Lajmit

“Nëse duan të mbështesin SPAK-un të shohin amendamentet e PD”, Basha: Jemi gati të bashkojmë votat me PS, për…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook