Gjykata e Tiranës ka caktuar burg me afat 15 ditor për rusin Aleksandër Bobovnikov.
Ai arrestua në Rinas nën akuzën për mashtrim.
Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për dëshminë e mjekut neurokirurg, i cili tha se nuk i pranon akuzat e ngritura nga Rusia.
Ai tha në gjykatë se ka ardhur si turist për disa ditë pushime.
“Nuk kam ndërmend të iki dhe të pranoj akuzat. Jam i sëmurë me zemër e kam nevojë për trajtim”, tha ai.
Bobovnikov njihet si person që është shprehur kundër luftës në Ukrainë.