Në Kuvend po diskutohet në lidhje me raportin e Institutit për krimet e Komunizmit.
Në fund të fjalës së tij deputeti Tomorr Alizoti kërkoi një minutë heshtje për viktimat e komunizmit të cilët ende nuk dihet se ku janë trupat dhe janë pa varre.
Ministri taulant Balla tha se një gjë e tillë është e tallje me viktimat, pasi një gjë e tillë duhet të ndodhë ndërkohë që salla duhet të ishte plot me deputetë.
Pjesë nga diskutimi:
Alizoti: Një minutë heshtje për ata që janë pa varre sepse i vrau komunizmi
Balla: Kuvendi ka një Rregullore të miratuar me konsensus të plotë.
Kërketa për minutë heshtjeje është komenti më solemn i kësaj salle.
Ta nisësh fjalën me ankesën se nuk ka deputetë në sallë, pra të konstatosh me mungesën e seriozitetin e në fund të kërkosh një minutë heshtjeje është tallja më e madhe që mund t’i bësh atyre për të cilët kjo sallë duhet të ketë plot me 140 vetë të çuar të gjithë në këmbë në himnin e flamurit e duhet të mbajnë minutin e heshtjes që duhet të jetë 60 sekonda.