VETTING/ Rasti i pacientes Adelina Preçi, pse mjeku Dritan Todhe refuzon të japë kartelën? Një “sheik” i veshur me bluzën e bardhë

Adelina Preçit, nga Lezha, më shumë po i kushton marrja e një dokumenti që është operuar në Spitalin e Traumës se sa vetë operacionet që ka bërë apo që kërkon të bëjë.

Emisioni investigativ Vetting në News24 ka zbuluar skandalin që ka ndodhur me pacienten që vuri proteza te Trauma. Në pjesën e mëposhtme do të lexoni mbi kalvarin e pacientes, çfarë thonë avokatët, mjekët, por edhe çfarë parashikon ligji.

Ajo që bie në sy është fakti se mjeku që ka kryer operacionin refuzon të japë kartelën.

Pacientja Adelina Preçi ka zhvilluar të martën seancën gjyqësore në Gjykatën Administrative duke kërkuar që t’i jepej kartela ku janë shënuar ndërhyrjet ortopedike dhe mjekimet që ka ndjekur pas ndërhyrjes, pasi këtë kartelë ja kërkojnë mjekët në Itali që të vijojnë ndjekjen e saj atje.

Kartela e saj nga Trauma, sipas Adelinës, i është kërkuar nga mjekët italianë, pasi ata kanë konstatuar që njëra protezë e vendosur në këmbën e Adelinës është thyer dhe tjetra e deformuar.

Dritan Todhe, mjeku që ka kryer ndërhyrjen, nuk ka folur këtë të martë në gjykatë. Por avokatët e tij kanë këmbëngulur që kartela të mos përfundojë të duart e Adelinës pa ardhur me vulë apostile kërkesa e mjekëve italianë dhe dokumenti ku ata pretendojnë se ajo ka një protezë të thyer dhe një të deformuar.

Todhe punon prej 20 vitesh si kirurg ortoped. Por ai njëkohësisht rezulton edhe një biznesmen i suksesshëm pasi është pronari i një biznesi privat ortopedie me fitime qindra miliona lekë. Nga hulumtimet e këtij biznesi, “Vetting” ka zbuluar se në vitin 2016 ka fituar 97 milionë lekë dhe në vitin 2017, Todhe ka deklaruar 330 milionë lekë fitime ose 330 mijë euro në një vit, duke 3-fishuar fitimet në mënyrë eksponenciale.

Pra, kirurgu që refuzon të dorëzojë kartelën mjekësore të Adelinës, ka përfituar mesatarisht 27 mijë euro fitim çdo muaj për vitin 2017, një shifër jashtëzakonisht e lartë, duke patur parasysh dhe rrogat e specialistëve më të mirë në Shqipëri.

Përveç faktit që Dritan Todhe ka marrë dhe shitur protezën për Adelinën, në skenë del bashkëshortja e tij, Xhilda Pinci, e cila ka konkurruar për të qenë pjesë e institucioneve të Vettingut, që do të bënin rivlerësimin e gjykatësve dhe prokurorëve. Pas kryerjes së procedurës nga ana e Avokatit të Popullit, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) publikoi listën e personave që nuk plotësonin kushtet.

30.05.2024 09.17.03 Rec
30.05.2024 09.17.03 Rec

Në bazë të dokumentacionit dhe informacionit të verifikuar nga institucionet zyrtare, ONM skualifikoi Xhilda Pincin pasi nuk justifikonte dot pasurinë, ç’ka hedh hije dyshimi edhe mbi mënyrën se si bën biznes edhe Dritan Todhe.

“Gjykata vazhdon përsëri të mos na pranoj ato çfarë ne kërkojmë. Urdhëroi Spitalin për të më dhënë dokumentet. Jam operuar në spital shtetërore dhe sot nuk më jepet e drejta, përse, ku është arsyeja?  Këtu do të jenë letrat, përse nuk m’i japin mua. Unë i kërkoj përse Doktor Tani nuk më përgjigjet mua. Letrat që do me japë Spitali i Traumës, do i dërgoi në Itali dhe në bazë të atyre letrave do të shikohet edhe një herë shëndeti im. Se edhe unë nuk e kam fortë të letë të lëviz”, shprehet pacientja për Vetting.

Ndërkaq, gjykata ka kërkuar që këto pretendime të mjekëve italianë, për të cilat flet Adelina Preçi, ajo t’i sjellë me vulë apostile nga Ministria e Jashtme. Një version tjetër është të kryhet ri-ekspertimin nga një mjek shqiptar për atë që pretendon Adelina dhe familjarët e saj. Këtë fakt e ka bërë të ditur edhe avokati i saj në këtë proces me Traumën, Ndue Pjetraj. Por, sipas Pjetrajt, asnjë dokument zyrtar që del sot nga gjykata, nga gjyqtari apo nga kryetari i gjykatës, nuk i vihet vulë apostile.

“Mjeku që ka vendosur protezat, ka vendosur protezat e skaduara,  pacientja ka 10 – 11 vite në spitalet e Italisë. Në momentin që kemi marrë dokumentacionin për ta paraqitur pranë Gjykatës, çohet në mënyrë të çuditeshe gjyqtari që ka më pak se dy vite që ka ardhur në Gjykatën Administrative dhe kërkon dokumentet me vulë apostile. Dokumentacionet thotë duhet të vinë me vule apostile. Ku ka dokumente që i vendoset vulë apostile në spitalet private?. Dokumentacioni me vulë apostile merret vetëm atëherë kur je i regjistruar pranë Ministrisë së Jashtme.  Sot asnjë dokument zyrtar që del nga gjykata nga gjyqtari apo nga kryetari i gjykatës nuk i vihet vulë apostile. Gjyqtari thotë nuk janë dokumentet në formën e kërkuar nga ligji, nga cili ligj? Kjo ka ndodhur në gjykatën administrative të shkallë parë Tiranë”, shprehet Avokati Ndue Pjetraj.

Në vitin 2018, Mjeku Todhe ka deklaruar fitim 300 milionë lekë ose 300 mijë euro, me një total prej rreth 740 milionë lekësh në harkun e tri viteve të para që ka hapur NIPT-in për këtë biznes.

 

 

Arena e Lajmit

VETTING/ Rasti i pacientes Adelina Preçi, pse mjeku Dritan Todhe refuzon të japë kartelën? Një “sheik” i veshur me bluzën e bardhë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook