Burri plagosi me thikë gruan/ “Edhe kur ishte në burg e kërcënonte, e linte me shenja dhune”, fqinja: Doli me thikë dhe priti policinë, u tmerrua gjithë pallati!

Fqinja e Edlira Shahut, e cila u plagos rëndë me thikë nga bashkëshorti i saj ka treguar detaje nga ngjarja që tronditi pak ditë më parë Tiranën.

Në një rrëfim për emisionin “Me zëmër të hapur’ në News24, të moderators Evis Ahmeti, fqinja pohoi se gruaja dhunohej vazhdimisht dhe torturohej nga bashkëshorti I saj.

“Çka. Kanë dy fëmijë. Tha vajza; kam frikë se do të na theri babi. Më mori babi në telefon tha; hajde se ta thera mamin. Më bëhet mishi kokërr. Të gjithë komshinjtë kanë bërtitur. Bëri krimin, mori në telefon vajzën dhe ajo erdhi. Erdhi duke ulëritur vajza. I ka kapur një damar pas qafe, dhe pjesë të trupit. Ai u arrestua më pas. Nuk ishte i pirë. Ishte xheloz. Gruan se ka të keqe ishte pastruese në një lokal dhe në një dyqan. Ishte me qira. I shkonin dhe te burgu. Ka bërë një vrasje. Ajo kishte frikë dhe kur ai ishte në burg se i kërkonte lekë. Djali ka ikur nga shtëpia. I ka fëmijët të mrekullueshëm. Kjo iku disa herë në Gjermani te djali, por i shkoi ky nga pas. Atë e ka dhunuar 100 herë, kishte dhe shenja.”, tha ajo për gazetaren Anila Ahmetaj.

()

Arena e Lajmit

Burri plagosi me thikë gruan/ “Edhe kur ishte në burg e kërcënonte, e linte me shenja dhune”, fqinja: Doli me thikë dhe priti policinë, u tmerrua gjithë pallati!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook