Një ditë pas shpalljes në kërkim të ish-zyrtarit të AMP-së, i cili akuzohet se përmes një portali online denigronin drejtues të institucioneve të ndryshme, kryesisht policinë, zbardhen të tjera detaje rreth veprimtarisë së Kushtrimin Selimit.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për se drejtues të tjerë të Policisë së Shtetit kanë bërë kallëzime në AMP për Kushtrimin Selimin ish-zyrtarin e AMP të shpallur në kërkim.
Kallëzim penal ndaj Selimit kanë bërë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku, Drejtori i Policisë Kriminale Neritan Nallbati dhe Drejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike, Rebani Jaupi. Kallëzimet nga Rrumbullaku, Nallbati dhe Jaupi ndaj Selimit janë bërë lidhur me denigrimin dhe lajmet e publikuara që Kushtrim Selimi bashkë me vëllain e tij në SHISH bënin ndaj drejtuesve të institucioneve të Policisë së Shtetit.
()