I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane, arrestohet në Laç 30-vjeçari shqiptar, pritet ekstradimi (Emri)

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH finalizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 7”.

Donald Martinaj rezluton i akuzuar nga Gjykata e Riminit, për 3 vepra penale kundër personit dhe pronës, kapet në Laç dhe arrestohet provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 7”, kapi në Laç dhe arrestoi provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar Donald Martinaj, 30 vjeç, i lindur në fshatin Gurëz, Kurbin.

Gjykata e Riminit, Itali, me vendimin e datës 25.08.2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Përndjekja”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi akuzohet se në muajin korrik, 2023, ka përndjekur ish të dashurën, i ka djegur me benzinë automjetin, si dhe ka organizuar shtetas të tjerë që kanë dhunuar këtë shtetase dhe partnerin e saj.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin

Arena e Lajmit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane, arrestohet në Laç 30-vjeçari shqiptar, pritet ekstradimi (Emri)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook