Një 26-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë.
Mësohet se i riu u arrestua në Kakavijë, pasi ishte shpallur në kërkim për mos kallëzim krimi.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacioneve me DVP Shkodër, Policia Kufitare kapi shtetasin e shpallur në kërkim:
M. I., 26 vjeç, banues në Kavajë.
Gjykata e Shkodrës ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se ka qenë i pranishëm në një konflikt me armë zjarri, mes dy shtetasve, në vitin 2022, në fshatin Bardhaj, Shkodër, por nuk ka kallëzuar në Polici.
Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Shkodër.