Mërtiri: Ja pse Edi Rama nuk do të arrijë të pengojë SPAK-un

Analisti Ergys Mërtiri tha në rubrikën “Opinion” në News24 se Kryeministri Edi Rama ka kohë që po i vërtitet SPAK dhe po synon ta pengojë.

Mërtiri u shpreh se SPAK ka dëmtuar SPAK më shumë se çka bërë opozita në tërë këto vite.

“Nëse do e sulmonte SPAK, kjo do e nxirrte Ramën keq. Por ai do të tentojë të gjejë mekanizma për të penguar SPAK. Një prej këtyre mekanizmave është përshembull heqja e veprës “shpërdorim detyre” që të hetohet nga SPAK, por nuk besoj se do ia arrij. Nëse nuk do të kishim faktorin ndërkombëtar, SPAK-ut do i ishte vënë dryni me kohë.

SPAK është një vullnet shumë më i madh se Edi Rama, ndaj dhe e ka të pamundur ta bllokojë.

Ajo çfarë po bën Edi Rama është të prodhojë falsitet, e tillë është edhe rezoluta anti-korrupsion. Rama bën korrupsion, por nuk mund të bëjë luftën. Unë mendoj se një opozitë duhej të ishte më aktive, pasi nuk mjafton të thuhet se e ka false këtë nismë. Opozita nuk duhet të sulmojë Qeverinë vetëm me deklarata, por kam frikë se kjo opozitë është kapur në komplekset e veta. Opozita duhet të ndërmarrë nisma, të propozojë nisma në komisionet ku bën pjesë, në mënyrë që ta vërë Kryeministrin me shpatulla pas murit”, tha Mërtiri.

Takimet e Edi Ramës në Athinë dhe Milano, Mërtiri i konsideron propagandistike, por që i japin pikë atij.

“Po krijon alibi, po legjitimon veten, po stis një duel me grekët, prodhon një betejë shqiptaro-greke, dhe më pas na thotë se po i jep Qeverisë dinjitet. Edhe Berisha që ka qenë një qeveritar i keq, ka pasur përplasje me grekët, por kjo s’do të thotë se janë gjëra të mira”, tha Mërtiri.

Arena e Lajmit

Mërtiri: Ja pse Edi Rama nuk do të arrijë të pengojë SPAK-un

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook