“Teatër për t’i hedhur hi syve popullit”, Dashamir Shehi: Komisioni anti-korrupsion, përpjekje për t’i bërë presion SPAK-ut

Kreu i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, në një konferencë për mediat ka deklaruar se i qëndron mendimit të djeshëm në mos mbështetjen ndaj krijimit të një komisioni anti-korrupsion.

Shehi tha se e gjitha kjo po bëhet me qëllim presionin ndaj SPAK, duke shtuar se kjo mazhorancë ka qenë në pushtet prej 11 vitesh dhe i ka pasur të gjitha mjetet në dorë për të luftuar korrupsionin.

Postimi i plotë:

Sa i përket aktualitetit, asaj që ndodhi mbrëmë në Kuvend, LZHK gjithë grupi ynë dhe unë si përfaqësues në Parlament nuk jemi dakord me këtë komision ndaj nuk e kemi votuar. Pozicioni i opozitës ka qenë pozitiv që nuk mori pjesë.

U miratua me votat e socialistëve ne e konsiderojmë një dokument të pavlerë.

Nuk ka si lufton korrupsionin një komision, është teatër për t’i hedhur hi syve popullit.

T’i vëmë ujkut mëlçitë në qafë.

Kjo qeveri ka në pushtet 11 vite.

Para dy javësh u aprovua një ligj për transferimin e pronës publike në private me 1001 akrobacira.

Rezoluta është rruga për të gënjyer shqiptarë e ndërkombëtarët. Janë të tjera rrugët për të luftuar korrupsionit dhe mazhoranca mjetet i ka.

Kemi bindjen se kjo rezolutë po bëhet për t’i bërë presion SPAK dhe Gjykatës së Krimeve të Rënda. Ftoj kolegët opozitarë t’i qëndrojnë qëndrimit të djeshëm.

 

Arena e Lajmit

“Teatër për t’i hedhur hi syve popullit”, Dashamir Shehi: Komisioni anti-korrupsion, përpjekje për t’i bërë presion SPAK-ut

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook