Tre vjedhje brenda muajit, vihet në pranga 35-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje (Emri)

Sekuestrohen veshje që autori i përdorte kur kryente vjedhje i identifikuar si Safet Tafa.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Again”, për zbardhjen e rasteve të vjedhjes, Komisariati i Policisë Durrës ka zbardhur 3 raste të vjedhjes së biçikletave, të kryera gjatë muajit maj, në qytetin e Durrësit.

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua autori i dyshuar, shtetasi Safet Tafa 35 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar veshje që ky shtetas i përdorte gjatë vjedhjeve.

Vijon puna hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi Safet Tafa.

Materialet procedurale i kaluan Porkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. e këtij shtetasi.

Arena e Lajmit

Tre vjedhje brenda muajit, vihet në pranga 35-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje (Emri)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook