“Albania Bikers” mbledh në qytetin e Shijakut mbi 1000 motoristë nga 14 vende të ndryshme të botës.

“Albania Bikers” ka mbledhur në qytetin e Shijakut mbi 1000 motoristë nga 14 vende të ndryshme të globit.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për Arena e Lajmit se eventi u organizua shoqata “Albania Bikers” në bashkëpunim me Bashkinë Shijak, ku përpos itenerarit të motociklistëve i cili do të nisi nga qëndra e qytetit të Shijakut, më pas do t’i drejtohet zonës së Shilores, Maminas, autostradë, për të vazhduar deri pranë rrugës së portit dhe më tej për t’u rikthyer në Shijak.

Eventi u organizua për të tretin vit radhazi, ku Bashkia e Shijakut ka qenë pritësja duke i hapur dyert dhe mbështetur këtë organizim, i cili për herë të parë në Shqipëri është pritur në këtë qytet.

Më tej aktiviteti do të vazhdojë me një koncert rock n’ roll dhe me këngëtarë të ftuar si Valbona Halili, Erik Lloshi dhe Xheisara, të cilët do të rimbledhin të gjithë motociklistët në një mbrëmje festive në qendër të Shijakut.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Albania Bikers” mbledh në qytetin e Shijakut mbi 1000 motoristë nga 14 vende të ndryshme të botës.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook