Berisha: Shqipëria sot është vendi me të ardhurat më të ulëta në Europë. Ajo që ngritëm me mundim në vitet 2007-2013, është rrokullisur përsëri

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e mbrëmjes nga dritarja e banesës, ku ndodhet në arrest shtëpie, tha se Shqipëria sot është vendi me të ardhurat më të ulëta në Europë.

Berisha shprehet se ajo që është ngritur me mundim në vitet 2017-2013 është rrokullisur përsëri.

Postimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Mirëmbrëma qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të vërtetë, demokrate dhe demokratë të pamposhtur!

Përshëndetje të përzemërt ju, oratorëve që me fjalët e tyre ndriçojnë dhe ngrohin mendjet dhe zemrat e shqiptarëve kudo që janë.

Miqtë e mi, ndryshimi është sot klithma që del nga shpirti dhe zemra e çdo shqiptari të vërtetë.

Ndryshimi është klithma që buron nga shpirti dhe zemra e çdo atdhetari të vërtetë.

Çdo ditë, treguesit për Shqipërinë në Europë dhe në botë e nxjerrin atë në ditën më të zezë.

Çdo ditë, treguesit e Shqipërisë lajmërojnë skamje, varfëri, varfëri dhe skamje.

Të gjitha këto në një vend të bekuar, në një vend në të cilin Zoti i ka falur çdo pasuri mbitokësore, nëntokësore.

Por kjo në këtë vend, pasuritë janë shndërruar në një mallkim për qytetarët, në një parajsë për hajdutët qeveritarë.

Miqtë e mi, Eurostati ka publikuar dje prodhimin e përgjithshëm për frymë në mbarë Europën.

Shqipëria, që u ngrit mundimshëm, por me sukses në vitet 2007-2013, është rrokullisur përsëri.

Ajo sot është vendi me të ardhurat më të ulëta në Europë.

Më të ulëta se çdo vend tjetër.

Kjo është pra ‘merita’ e qeverisë së hajnave, që po i shkulin nga trupi i këtij kombi dhe vendi çdo pasuri.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Berisha: Shqipëria sot është vendi me të ardhurat më të ulëta në Europë. Ajo që ngritëm me mundim në vitet 2007-2013, është rrokullisur përsëri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook