E ardhmja e lojtarit, Interi i frikësohet përsëritjes së rastit Skriniar

Interi ka mbyllur çështjen Lautaro Martinez dhe po përgatitet të rinovojë me Barella dhe Inzaghi, por  për t’u parë mbetet e ardhmja e Denzel Dumfries. Anësori holandez ka një kontratë që skadon në vitin 2025 dhe, sipas Corriere dello Sport, klubi dëshiron të shmangë një rast të ngjashëm me atë të Skriniar, pra zikaltërit do bëjnë të pamundurën që të përfitojnë para nga largimi i futbollistit.

Agjentët e holandezit do të bisedojnë me drejtuesit e ekipit Italian dhe në atë moment do të kuptohet nëse ka vend për një marrëveshje, diçka e tillë do të arrihej vetëm nëse Dumfries frenon kërkesat e tij financiare. Përndryshe, situata do të ndryshonte ndjeshëm, me klubin që do merrte parasysh ofertat në drejtim të tij.

(J.S/)

Arena e Lajmit

E ardhmja e lojtarit, Interi i frikësohet përsëritjes së rastit Skriniar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook