Egnatia bind dy titullarë, akord për rinovimin edhe një sezon

Ndonëse futbolli i luajtur uli siparin, tashmë stafetën e kanë marrë drejtuesit e klubeve të cilët po mundohen të ridimensionojnë ekipet e tyre për sezonin e ri. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se presidenti Agim Demrozi ka arritur marrëveshjen për të mbajtur në skuadër Fernando Medeiros dhe Sebastjan Spahiun.

Demrozi ka bindur fillimisht brazilianin që të respektojë deri në verën e 2025 kontratën me ekipin kampion. Numri 1 i klubit të Egnatias i ka premtuar rritje sa i takon pagës vjetore kjo edhe si vlerësim për arritjet e sezonit që lamë pas. Fernando ka dy sezone që luan në Kategorinë Superiore dhe ka dëshmuar që disponon cilësi të admirueshme ku spikat me klasin që ka kur prek topin. 28-vjeçari është një nga pikat më të forta në taktikat e trajnerit Edlir Tetova, pasi mund të luajë në disa pozicione në bazë të rreshtimit në fushën e lojës.

Një nga futbollistët, i cili pati oshilacione muajt e fundit kjo për shkak edhe të formës jo të mirë fizike është Sebastjan Spahiu. Ish-lojtari i Laçit ia doli të shënoj 5 gola dhe dhuroi 6 asiste këtë sezon edhe pse nuk ka luajtur në rolin e tij natyral në fushën e lojës. Fantazisti 24-vjeçar i është dashur të spostohet në krahun e djathtë të sulmit edhe pse preferon të luajë si numër “10”. Ashtu si Fernando edhe Spahiu është një nga lojtarët e preferuar të presidentit Demrozi, i cili ka marr konfirmimin nga lojtari se do të respektojë të paktën kontratën, e cila i skadon verën e ardhshme. Tashmë diskutimet përfundimtare po bëhen me dy lojtarët të cilët janë huazuar.

Hysen Memolla dhe Redi Kasa priten t’i bashkohen Egnatias me 5 qershor ku edhe fillojnë përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të kompeticionit UEFA Champions League. Klubi dhe lojtarët dëshirojnë që të vijojnë së bashku të paktën sa u takon ndeshjeve në Kupat e Europës dhe më pas do të përcaktohen më qartësisht e ardhmja e tyre.

Arena e Lajmit

Egnatia bind dy titullarë, akord për rinovimin edhe një sezon

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook