“Rezoluta antikorrupsion”, Kulluri: Përmban qëllime të dyshimta, kërcënuese për institucionet e drejtësisë

Sekretari i PD për Marrëdhëniet me Publikun Edvin Kulluri, në një postim në rrjetet sociale ka komentuar Rezolutën Antikorrupsion.

Kulluri thekson se kjo Rezolutë përmban qëllime të dyshimta, si dhe kërcënuese për institucionet e drejtësisë.

Postimi i Sekretarit të PD për Marrëdhëniet me Publikun Edvin Kulluri:

Sic ishte e kuptueshme nisma e PS per “reforma anti-korrupsiion” eshte e pakuptimte, e nxituar dhe e njeanshne!

Partia Demokratike u shpreh qarte se Rezoluta Anti-Korrupsion permban qellime te dyshimta, te paqarta dhe fatkeqesisht kercenuese per institucionet e drejtesise. Sic deshmojne qendrimet kundershtuese ndaj SPAK te Kryeministrit, nuk ekzistojne kushtet dhe arsyet  per nje Rezolute te sjelle nxitimthi per votim ne Kuvendin e Shqiperise, pa u konsultuar paraprakisht me opoziten! Reformat qe kerkojne nderhyrje ne sistemin e drejtesise nuk mund te kryhen pa konsensus dhe aq me teper ne kundershtim me perceptimin publik qe e mbeshtet punen e SPAK ne shumice derrmuese sipas te gjitha sondazheve.

Rama e ka te kote qe nxit mazhorancen ndaj shumices se qytetareve qe kerkojne zbatimin e ligjit ndaj mazhorances se perfshire ne korrupsion ne te gjitha nivelet! Qendrimi i sotem i partnereve nderkombetare konfirmon se e vetmja rruge eshte konsolidimi dhe mbeshtetja pa rezerva ndaj SPAK!

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Rezoluta antikorrupsion”, Kulluri: Përmban qëllime të dyshimta, kërcënuese për institucionet e drejtësisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook