Rrëfimi i Rrahmanit: Zgjedhja e Kosovës apo Shqipërisë? Kisha dilema! Jam i lumtur te Napoli

Amir Rrahmani, mbrojtësi i njohur dardan, i cili luan te Napoli, ka dhënë një intervistë mjaft interesante së fundmi.

“Për mua është një përgjegjësi e madhe të jem kapiten i Kosovës. Jemi një vend i vogël me më pak se dy milionë banorë, por kemi shumë lojtarë me kualitet.

Zgjedhja mes Shqipërisë dhe Kosovës? Në atë periudhë kisha shumë dyshime, nuk e dija se si do të organizohej Federata e Kosovës. Kam nisur të luaj futboll në moshën tetëvjeçare dhe e kam bërë gjithnjë për t’u argëtuar. Jam më mësuar në këtë formë duke u argëtuar me miqtë e mi dhe nuk e kam mësuar futbollin duke ndjekur leksionet në një shkollë futbolli.

Jetoja disi larg qytetit, më pëlqente sepse ishte qetësi. Kisha një vilë dhe një pishinë. Por, nga qershori i kaluar u transferova në qendrën e Napolit dhe tani jetoj në një apartament. Këtu kam më shumë mundësi të vizitoj qytetin dhe të ndjej më shumë atmosferën. Një pasion tjetër veç futbollit ka qenë moda, por tashmë ajo është bërë diçka shumë e zakonshme dhe nuk më intereson më” – tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Rrëfimi i Rrahmanit: Zgjedhja e Kosovës apo Shqipërisë? Kisha dilema! Jam i lumtur te Napoli

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook