U përleshën fizikisht, nis procedimi penal për disa persona

Disa persona janë përfshirë në konflikt me njëri tjetrin.

Sipas policisë së Shkodrës, ka nisur procedimi në gjendje të lirë ndaj 52-vjeçarit, 26-vjeçarit, 46-vjeçarit dhe 21-vjeçarit.

Mësohet se pas sherrit fizik 52-vjeçari dhe 26-vjeçari i kanë dëmtuar 21 vjeçarit automjetin me sende të forta.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit T. F., 52 vjeç, E. F., 26 vjeç, E. J., 46 vjeç dhe E. J., 21 vjeç, të gjithë banues në fshatin Sheldi, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin. Gjithashtu, shtetasit T. F. dhe E. F. kanë dëmtuar me sende të forta, automjetin e 21-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

U përleshën fizikisht, nis procedimi penal për disa persona

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook