Veliaj takim me bashkitë malazeze anëtare të B40 në Podgoricë: Ambicia ime, të rrisim numrin e bashkive anëtare për të lobuar për projektet e BE

Në cilësinë e Presidentit të B40, i cili këtë vit kryesohet nga kryeqyteti shqiptar, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një takim me bashkitë malazeze anëtare ose potenciale për t’u anëtarësuar në të rrjetin e B40 në Podgoricë. Në fjalën e tij, Veliaj u shpreh se ambicia e Tiranës si Presidencë e B40 këtë vit është shtimi i bashkive anëtare të rrjetit, forcimi i kësaj aleance dhe bashkëpunimi përtej nivelit të liderëve, duke iu referuar ekipeve sportive dhe biznesit.

“Si shqiptar ndihem shumë mirë në Mal të Zi sepse gjykoj se kemi një nga fqinjët më të mirë që mund të kishim. Një fqinj me të cilin bashkëjetojmë, me të cilin kemi ndarë momente të vështira, kemi të njëjtën aspiratë drejt BE-së dhe një bashkëjetese, ku suksesi i secilit prej nesh është suksesi i të gjithëve. Si President i B-40 për këtë vit, ambicia ime është që rrjeti ynë të rritet me më shumë anëtarë nga Mali i Zi. Dua që rrjeti ynë të forcohet, për të lobuar më shumë për aktivitete që sjellin vëmendjen e BE-së dhe të financave evropiane për Ballkanin. Por, përtej bashkëpunimit në nivel liderësh, njerëzit, të rinjtë tanë, komunitetet tona, ekipet tona sportive, arti, kultura, por sidomos biznesi e ekonomia, të lulëzojnë mes komuniteteve tona”, deklaroi Veliaj.

Ai shtoi se synohet rritja e fuqisë lobuese sa i takon projekteve që financohen nga Bashkimi Europian, sidomos për bashkitë e vogla që kanë më shumë nevojë për asistencë.

“Ne kemi nisur një iniciativë të madhe lobimi. Duam që në të gjitha rrjetet, sidomos në komunitetin e rajoneve dhe qyteteve në BE, ta rrisim pak fuqinë tonë lobuese, kur vjen puna tek projektet që financohen nga BE, sidomos për bashkitë e vogla, që kanë edhe më shumë nevojë për asistencë. Ne sapo kishim në Tiranë modulin për mjedisin. Do të kemi këtë muaj, modulin për rininë, ku presim të gjithë të rinjtë e rajonit; do të kemi diçka për ekonominë dixhitale etj. Kemi edhe disa platforma edhe në nivel teknik, për të ndihmuar qytetet”, u shpreh kryebashkiaku.

Arena e Lajmit

Veliaj takim me bashkitë malazeze anëtare të B40 në Podgoricë: Ambicia ime, të rrisim numrin e bashkive anëtare për të lobuar për projektet e BE

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook