VIDEO/ Nuk ka gol në pjesën e parë, Dortmundi dhe Reali dhurojnë show

Dortmund 0-0 Real Madrid

Bota e futbollit mban frymën, teksa në Wembley, Dortmund dhe Real Madrid kërkojnë të fitojnë Champions League. Finalja e madhe, që do të luhet nën prezencën e 90 mijë tifozëve në Londër, premton spektakël dhe emocione të mëdha.

Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Si Ancelotti, ashtu edhe Terzic kanë vendosur për titullarët, teksa nga minuta e parë luajnë më të mirët.

Madrilenët synojnë trofeun e 15-të, ndërsa verdhezinjtë kanë arritur ta fitojnë vetëm një herë Champions League. Arbitër kryesor është caktuar slloveni Vincic.

Formacionet zyrtare:

DORTMUND (4-2-3-1): Kobel; Ryerson, Hummels, Schlotterbeck, Maatsen; Can, Sabitzer; Sancho, Brandt, Adeyemi;  Füllkrug.

REAL MADRID (4-3-3): Courtois; Carvajal, Rüdiger, Nacho, Mendy; Camavinga, Kroos, Valverde; Bellingham, Vinicius, Rodrygo.

Minutë pas minute:

45- Mbyllet fraksioni.

27- Zbritje e shpejtë e Dortmund. Gjuan Adeyemi, Courtouis kthen topin, nuk përfitoi si duhet Fullkrug.

23- Shtyllë e Fullkrug, e pabesueshme! Me fat Reali. Nuk i beson syve Terzic, zhgënjim i madh te tifozët. Probleme fizike për Emre Can.

(VIDEO)

21- Adeyemi merr top fantastik nga Hummels. Sulmuesi kalon portierin por nuk realizon dot.

15- Vinicius tenton nga distanca, topi shkon larg portës.

13- Brandt pranë golit. Gjithsesi, aksioni konsiderohet i parregullt.

12- Vinicius provon nga krahët, por ndalet nga prapavija. Një lojë e kujdesshme nga të dyja skuadrat.

(VIDEO) 

2- Disa tifozë futen në fushë. Ndeshja rinis pas disa sekondash.

1- Nis ndeshja.

(J.S/)

Arena e Lajmit

VIDEO/ Nuk ka gol në pjesën e parë, Dortmundi dhe Reali dhurojnë show

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook