Esin Hakaj nuk është më pjesë e Vllaznisë. Lajmi është dhënë nga klubi shkodran, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“𝐏𝐚𝐬 𝟑 𝐯𝐢𝐭𝐞𝐬𝐡 𝐢 𝐯𝐞𝐬𝐡𝐮𝐫 𝐤𝐮𝐪𝐞𝐛𝐥𝐮, 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐚 𝐞 𝐄𝐬𝐢𝐧 𝐇𝐚𝐤𝐚𝐣𝐭 𝐭𝐚𝐬𝐡𝐦ë 𝐤𝐚 𝐩ë𝐫𝐟𝐮𝐧𝐝𝐮𝐚𝐫. 𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐞 𝐟𝐚𝐥𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐧 𝐥𝐨𝐣𝐭𝐚𝐫𝐢𝐧 𝐩ë𝐫 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡ç𝐤𝐚 𝐤𝐚 𝐝𝐡ë𝐧ë 𝐩ë𝐫 𝐬𝐤𝐮𝐚𝐝𝐫ë𝐧 𝐭𝐨𝐧ë 𝐝𝐡𝐞 𝐢 𝐮𝐫𝐨𝐧 𝐬𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬𝐞 𝐧ë 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐢𝐦 𝐭ë 𝐤𝐚𝐫𝐫𝐢𝐞𝐫ë𝐬 𝐬ë 𝐭𝐢𝐣” – shkruan klubi. Hakaj ka luajtur 27 ndeshje në këtë sezon, ku ka realizuar edhe një gol. Ai numëron 3 sezone me këtë skuadër, ndërsa më parë është aktivizuar te Teuta e Partizani.
(J.S/)