Alibeaj: Kemi gati 320 kandidatë të identifikuar për zgjedhjet e 2025-s

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike zyrtare, Enkelejd Alibeaj, tha se kjo parti ka aktualisht 320 kandidatë të identifikuar të cilët do të përzgjidhen për zgjedhjet e 2025.

Ai u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se nuk mund të japë një datë konkrete të listës përfundimtare të kandidatëve për deputetë të PD, pasi identifikimi i tyre do ecë paralelisht me programin e prezantuar një ditë më parë.

“Identifikimi dhe shpërndarja e tyre në territor ka një varësi nga sistemi zgjedhor që do të aplikohej, ndodhi që dështoi komisioni për reformën zgjedhore.

Ne vërtetë s’i kemi deklaruar po ne sot kemi jo më pak së 320 kandidatë të identifikuar, procesi vazhdon ende, që para 31 marsit është marrë vendim që strukturat e partisë janë përzgjedhur përmes proceseve të brendshme do jenë pishina kryesore e kandidatëve dhe këto do pasurohen më tej me kandidatura të tjera nga degët e partisë.

Do jetë një proces i përditshëm për identifikimin dhe seleksionimin e kandidaturave, nuk do jetë një datë e vetme. Prezantimi i kandidatëve do jetë kur kandidatët tanë të identifikohen, nuk ta jap dot një datë”, tha Alibeaj.

Arena e Lajmit

Alibeaj: Kemi gati 320 kandidatë të identifikuar për zgjedhjet e 2025-s

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook