Fermeri në Pogradec pret drutë frutorë të qershisë me gjithë prodhim, 4 kunjtalë qershi përtokë

Mungesa e tregut dhe çmimi i qershisë nën kosto ka detyruar fermerin nga fshati Gështenjas në Pogradec të presë pemët e qershisë me gjithë prodhim. Mundi dhe djersa e viteve të të tëra janë hedhur në përtokë. Duket e pabesueshme teksa shikon pemë të prera me degë që rëndojnë nga fruti i qershisë por fermeri Erion Muçollari thotë se është ndjerë i detyruar nga rrethanat.

Zhgënjimi i 25-vjeçarit është shumë i madh teksa qershia është kërkuar nga tregtarët nga 30-50 lekë kilogrami. Ai thotë se ky është vetëm fillimi pasi ka edhe një parcelë tjetër me qershi që do e presë. Aktualisht ai ka prerë rreth 12 rrënjë me gati 4 kunjtalë prodhim.

Ndër të tjera ai shpjegon se ngërçi qëndron tek vetë fermerët të cilët nuk e mbështetin njëri tjetrin. Sipas tij që tregu vendas të funksionojë fermerët duhet të ndjekin një politikë të atillë që të bashkohen me njëri tjetrin në të mirë të masës. Fermeri nga Pogradeci thotë se çdo vit bujqësia po bëhet më e kushtueshme sidomos kur nuk gjejnë mbështetjen e duhur nga shteti. Sipas tij sektori i bujqësisë gjithmonë është përballur me vështirësi të cilat vetë fermerët i kanë “hequr” mbi kurriz.

()

Arena e Lajmit

Fermeri në Pogradec pret drutë frutorë të qershisë me gjithë prodhim, 4 kunjtalë qershi përtokë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook