Në një javë 18 të arrestuar, Policia Rrugore e Tiranës me ‘dorë të hekurt’, ndëshkon me gjoba shkelësit në timon

Policia Rrugore e Tiranës ka bërë një bilanc të punës në terren, ndërsa ka ‘shtënuar masat’ kundër shkelësve të rregullave të qarkullimit. Në një javë, pas hekurave ranë 18 persona, ndërsa u ndëshkuan me gjoba shkelësit.

“🚨 Rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (26.05.2024 – 01.06.2024) 🚨
Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:
18 Arrestime dhe procedime penale:
🍺 6 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
2 persona për pa leje drejtimi.
7 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
💶 2 persona u proceduan për korupsion aktiv.
1 person për drejtim mjeti nën ndikim e lëndëve narkotike

✅ Masat administrative:
📈 12.742 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,813 në ditë.
68 masa për xhama të zinj.
🚗💨 681 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
📱 410 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
🔒 713 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
58 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
🅿️ 8.732 masa për qëndrim të gabuar.

✅ Pezullime dhe bllokime:
🍺 9 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
🚗💨 45 raste për tejkalim shpejtësie.
🚗💨 3 raste të ndryshme
🚗 14 automjete u bllokuan, përfshirë 1 me targa të huaja.
Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt! 🚓🛣️”, thuhet në njoftimin e policisë.

Arena e Lajmit

Në një javë 18 të arrestuar, Policia Rrugore e Tiranës me ‘dorë të hekurt’, ndëshkon me gjoba shkelësit në timon

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook