Florentino Perez, presidenti i Realit të Madridit zbuloi disa prapaskena për largimin e Kroos.
“Ne i ofruam atij rinovimin e kontratës, por është e qartë se dëshironte të tërhiqej në kulmin e tij,” – deklaroi presidenti i Realit pas suksesit të mbrëmshëm në finalen e Champions League-s, kundër Borussias së Dortmundit, në Wembley.
“Ju e dini se si janë gjermanët, është shumë e vështirë t’i bësh të ndryshojnë mendje. Ai bëri atë që donte të bënte, largohet si legjendë dhe ne do ta kujtojmë gjithmonë si një nga më të mëdhenjtë në botë”.
Për Toni Kroos nuk ka kthim pas: Kampionati Evropian, në shtëpi do të jetë “vallëzimi i fundit” për të, më pas “do të varë këpucët në gozhdë”.