Përplasja me inspektorin e policisë, avokati procedohet penalisht/ Çfarë ndodhi në Sarandë

Policia e Vlorës ka reaguar ndaj akuzave të avokatit Aurel Kurani, i cili në një denoncim të bërë gjatë ditës së sotme ka pretenduar se është mbajtur i izoluar në komisariatin e Sarandës për disa orë. Avokati në denoncimin e tij pretendon se ka shkuar në komisariat për të kontaktuar një klient, i cili ishte ndaluar nga policia.

Sipas avokatit ndërsa tentoi të sqaronte atë se çfarë kishte ndodhur, ai kishte përfunduar vetë në qeli, me urdhër të shefave të komisariatit dhe prokurores së gatshme.

Por Policia e Vlorës në një reagim pretendon se avokati ka kanosur për shkak të detyrës punonjësin e policisë.

Kallëzimi, së bashku me provat lidhur me ngjarjen në fjalë, janë depozituar pranë oficerit të Prokurorisë, të cilët kanë nisur procedimin penal për shtetasin A. K.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë

Në lidhje me pretendimet e shtetasit A. K (avokat) se Policia e Sarandës e ka shoqëruar padrejtësisht dhe e ka penguar të mbrojë klientin e tij, sqarojmë opinionin publik si më poshtë:

Nga punonjësi i Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Sarandës, inspektori N. C., më datë 30.05.2024, është kapur në flagrancë duke ushtruar shërbimin e taksisë pa licencë, i paregjistruar në organet kompetente dhe me mallra të dyshuara të kontrabanduara, shtetasi H. K., i cili në përfundim të veprimeve është proceduar penalisht për nenet 178/1, 180/1 dhe 180/a/2 të Kodit Penal nga seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare.

Lidhur me këtë rast, punonjësi i policisë inspektor N. C. është kontaktuar nga avokati i shtetasit H. K, konkretisht nga shtetasi A. K, i cili e kanosur për shkak të detyrës punonjësin e policisë. Kallëzimi, së bashku me provat lidhur me ngjarjen në fjalë, janë depozituar pranë oficerit të Prokurorisë, të cilët kanë nisur procedimin penal për shtetasin A. K.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe çdo strukturë e saj është e përkushtuar për të zbatuar ligjin dhe për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe punonjësit tanë. Çdo kërcënim apo kanosje ndaj një punonjësi të policisë është një çështje serioze dhe e dënueshme sipas ligjit. Ne nuk do të tolerojmë asnjë formë presioni apo intimidimi ndaj efektivëve tanë, të cilët janë të angazhuar për të siguruar rendin dhe sigurinë publike.

Arena e Lajmit

Përplasja me inspektorin e policisë, avokati procedohet penalisht/ Çfarë ndodhi në Sarandë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook