Plagosi me thikë 34-vjeçarin, arrestohet autori i dyshuar

Policia e Tiranës arrestoi një 40 vjeçar, i cili dyshohet se plagosi me thikë një 34-vjeçar pas një konflikti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në Farkë, rreth orës 18:00, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me mjet prerës një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua shtetasi B. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 88 dhe 279 të Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 40-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin H. Sh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Plagosi me thikë 34-vjeçarin, arrestohet autori i dyshuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook