Rrëfimi i ish të dënuarit shokon moderatorin: Prindërit çonin fëmijën e mitur të blinte drogën…

Igli, një ish i dënuar, ka ndarë në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” në emisionin “E Diela Shqiptare” një rrëfim aspak të lehtë.

Prej moshës 15-vjeçare, pasi vendosi mos të jetonte më me gjyshen e dajën, ai u vendos në një garazh. Miqësitë jo të duhura dhe mendimi se mund të siguronte ca para për të hapur studion e tij muzikore, e bënë të niste shitjen e lëndëve narkotike në moshën 18-vjeçare.

Më pas, kur ishte 20 vjeç, u arrestua dhe vuajti dënimin për 8 vjet. Në rrëfimin e tij, Igli tregon detaje nga aktiviteti që ai bënte. Ai thotë se kishte prindër që dërgonin fëmijët për të blerë lëndën narkotike duke shokuar moderatorin e emisionit Ardit Gjebrean.

Kujt ia shisje drogën?

Igli: Çdo lloj personi që vinte e merrte.

Edhe fëmijëve? Adoleshentëve nën moshë?

Igli: Ka pasur nga ata që i dërgonin prindërit e vet fëmijën për të ardhur e për të blerë. Ndoshta juve mund t’ju duket e pabesueshme, por s’jam këtu për të thënë gjëra që nuk janë të vërteta.

Prindi dërgonte fëmijën që të blinte lëndë narkotike?

Igli: Po. Kjo ndodh akoma.

Më duket absurde!

Igli: Është absurde! Ka qenë absurde edhe për mua që e kam bërë dhe prandaj jam sot këtu.

Dhe sa në ditë ishin të tillë?

Igli: Kishte, pa frikë te 100 fëmijë, 200 fëmijë. Jo në ditë, gjatë javës.

Edhe në javë, 100 fëmijë?! Çfarë po thua?!

Igli: Po them nga mosha 15-18 vjeç.

Jo more!

Igli: Unë gjatë asaj moshe kam qenë edhe i vogël, kupton? Ishin moshatarët e mi.

Po në ditë sa blerës kishe? Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur.

Igli: Kam arritur të shes 1 kile e 200 gram për një ditë.

Sa njerëz? Se nuk di ta bëj llogarinë, realisht.

Igli: Mund të vijnë diku te 800 veta në ditë.

Jo more!

Igli: 800 veta në ditë. Do ta bëj llogarinë këtu?

Bëje.

Igli: 800 qese nga 5 mijë lekë, sa i bie?

4 milionë lekë të vjetra?

Igli: Ashtu de! 1 kile i thonë 800 qese ose 400. 400 bëhen kur shitet me 10.

Ku i çoje gjithë këto para njëherë?

Igli: Unë kam punuar për dikë tjetër, s’kam punuar për vete. Për arsye se unë flija në garazh, dikush erdhi më ofroi shtëpinë, më ofroi mundësinë për të punuar dhe për të mbledhur lekë. M’u duk mundësi e mirë. Thosha do mbledh lekët, do filloj të bëj studion por s’ia arrita kurrë.

Po sa jepje dhe sa mbaje për vete?

Igli: Unë arrija të fitoja për vete diku te 150-200 mijë lekë në ditë. Pjesa tjetër i takonte personave në fjalë.

Arena e Lajmit

Rrëfimi i ish të dënuarit shokon moderatorin: Prindërit çonin fëmijën e mitur të blinte drogën…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook