Shqipëria kthehet në Europian, disa rekorde kuqezi mund të thyhen që në ndeshjen e parë

Shqipëria kthehet në Europian, disa rekorde kuqezi mund të thyhen që në ndeshjen e parë
Shqipëria përfaqësohet për herë të dytë në fazën finale të një Kampionati Europian dhe lojtarët kuqezinj kanë mundësinë që të rishkruajnë historinë që krijoi brezi i 8 viteve më parë nën drejtimin e Xhani De Biazit. Edhe pse ne një grup të vështirë, kuqezinjtë do të tentojnë të bëjnë më mirë se 8 vite më parë, ku morën një fitore në ndeshjet në grupe, pa arritur të kalonin në fazën tjetër.

Kështu, me pjesëmarrjen e dytë mund të bien shumë rekorde të vendosura në atë paraqitje të parë, sa u përket numrit të ndeshjeve, golave apo edhe moshës.

Berisha, Hysaj dhe Abrashi kanë mundësinë që të thyejnë rekordin e tre ndeshjeve të luajtura në fazën finale të një turneu, që është vendosur në edicionin e kaluar nga 8 futbollistë mes të cilëve janë edhe ata vetë. Etrit Berisha bashkë me Gjasulën e Abrashin, mund të thyejnë rekordin e Ansi Agollit si lojtari më i vjetër që ka luajtur në një Europian për Shqipërinë, ku vendosi moshën 33 vjeç e 252 ditë si atë për t’u kaluar. Ndërkohë, rekordi i Hysajt si lojtari më i ri në moshë në një Europian për Shqipërinë me 22 vjet e 130 ditë, mund të thyhet nga Mitaj, Asllani dhe Medon Berisha.

Sigurisht, të gjithë lojtarët kuqezi do të tentojnë të barazojnë e pse jo kalojnë Armando Sadikun i cili mbetet autori i golit të vetëm të shënuar në një Europian. E padyshim asnjë nuk do të dëshirojë t’i afrohet rekordit të Lorik Canës, si i vetmi kuqezi i ndëshkuar me karton të kuq në një aktivitet të tillë.

Arena e Lajmit

Shqipëria kthehet në Europian, disa rekorde kuqezi mund të thyhen që në ndeshjen e parë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook