Shqipëria një narkoshtet? Edi Rama i “përvishet” gazetarit të RAI3: Ke debulesë për Beçhettin

Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për gazetarin italian Giorgio Motola në kuadër të emisionit investigativ “Report” në Rai3 është treguar i prerë lidhur me akuzat që janë ngritur në episodin e parë të këtij emisioni, pak kohë më parë.

Gazetari e etiketoi Shqipërinë si “narko-shtet”, por Kryeministri Edi Rama tha se kjo është një e pavërtetë, dhe si argument paraqiti faktin se vendi ka hapur negociatat për anëtarësim me BE.

“Si mund të quash narkoshtet një vend që hapi negociatat me BE-në. Dhe të hapësh negociatat me BE-në nuk është si të bësh një emision, por të bësh detyrat e shpisë ndërkohë që je i monitoruar”, u shpreh Rama.

Në vijim Rama është pyetur edhe për biznesmenin italian Francesco Beçhetti, të cilin e ka quajtur një “kriminel të dënuar me 17 vite burg në Shqipëri”.

“Ke një debulesë për Beçhetti-n. Zotëria është një kriminel i dënuar me 17 vjet burg në Shqipëri për pastrim parash e të tjera. Historia nuk është mbyllur, nuk dua të komentoj por për momentin jemi në një betejë ligjore me zotërinë që për ne është një kriminel”, u shpreh Rama.

Arena e Lajmit

Shqipëria një narkoshtet? Edi Rama i “përvishet” gazetarit të RAI3: Ke debulesë për Beçhettin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook