Situatë shqetësuese te Vllaznia, rinovimet mbeten pezull për kuqeblutë

Klubi shkodran filloi para disa ditësh me rinovimin e lojtarëve titullarë, por mbeti te dy të parët, Juriç e Stojanoviç.

Pavarësisht se puna e rinovimeve ka nisur muaj më parë, duket se disa lojtarë po shohin variante të tjera para skuadrës kuqeblu. Smajli dhe Hakaj janë dy nga lojtarët pa kontratë të Vllaznisë, ashtu si boshnjaku, i cili duket se ka vendosur që të mos kthehet më në Shkodër.

Deri tani klubi ka zyrtarizuar vetëm largimin e brazilianit Gomesh dhe kosovarit Ajdareviç, ndërsa çështja e vonesës së rinovimeve ka filluar të shqetësojë te kuqeblutë.

Arena e Lajmit

Situatë shqetësuese te Vllaznia, rinovimet mbeten pezull për kuqeblutë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook