Sulmi i Dinamos, vetëm një lojtar i paprekshëm

Ndryshimet që do të pësojë Dinamo për sezonin e ri duket se do të prekin më së shumti sulmin. Katërshja titullare e bluve në sezonin e fundit, me Vilën dhe Zabërgjën në krahë dhe Denisonin pas shpinës së Kaçorrit, është prishur tashmë.

Denison dhe Vila s’do të jenë pjesë e kryeqytetasve sezonin e ardhshëm, pritet vetëm zyrtarizimi i largimit të tyre. Të tjera largime sa i takon sulmit janë edhe ato të Bambës pa u mbyllur mirë sezoni, Patrik Bardhit dhe Veton Tushës. Në këto kushte, në sulm mbeten Luis Kaçorri, Baton Zabërgja, Ardit Tahiri dhe i riu Leo Ballhysa, ndërkohë që është afruar Peter Mandela Itodo, golashënuesi më i mirë i Kategorisë së Parë.

Gjithashtu, drejtuesit e Dinamos duan të afrojnë të paktën një qendërsulmues me eksperiencë. Më pas do të shihet se çfarë zgjedhjesh do të bëjë trajneri Mehmeti sa u takon titullarëve të skuadrës së sezonit të ri. Shanset më të mëdha për të luajtur në formacion i ka Baton Zabërgja, i cili sezonin e fundit shënoi 5 gola. Kaçorri, golashënuesi më i mirë i skuadrës me 9 gola, duhet të fitojë konkurrencën me sulmuesin që pritet të vijë nga merkato, me Tahirin dhe Mandelën. Kjo është situata aktuale, por në vazhdim mund të ketë të tjera zhvillime.

KRAHËT – Në merkaton e verës, përveç një qendërsulmuesi, blutë duhet të bëjnë disa lëvizje për krahët. Duhet plotësuar së pari krahu i majtë, që me largimin e pritshëm të Denisonit, Vilës dhe Tushës, mbetet bosh dhe duhen të paktën dy lojtarë. Po ashtu, duhet edhe një sulmues i djathtë si alternativë për Zabërgjën. Dinamo do të ketë pretendime të mëdha sezonin e ardhshëm, kështu që do të plotësojë çdo kërkesë të stafit teknik për lojtarë dhe sidomos për sulmin, që ka një peshë të madhe.

MESFUSHA – Bluve u duhet të forcojnë domosdoshmërish mesfushën për sezonin e ri dhe jo më kot fokusi i tyre është pikërisht te ky repart. Bruno Dita është më afër Dinamos, ndërkohë që emra të përmendur si kandidatë janë Deliu, Boshnjaku dhe Herald Marku. Ka edhe lojtarë të tjerë, që klubi kryeqytetas i ka në listë, por nuk i bën të ditur publikisht, përderisa nuk ka ende një akord.

Arena e Lajmit

Sulmi i Dinamos, vetëm një lojtar i paprekshëm

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook