Vllaznia ndërhyn në merkato. Sot erdhi një tjetër lajm i mirë për ekipin shkodran, teksa golashënuesi më i mirë i kampionatit të të rinjve U-19 Klajti Halili, ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me ta. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ekipi i Vllaznisë me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“𝐆𝐨𝐥𝐚𝐬𝐡ë𝐧𝐮𝐞𝐬𝐢 𝐦ë 𝐢 𝐦𝐢𝐫ë 𝐢 𝐞𝐤𝐢𝐩𝐢𝐭 𝐔𝟏𝟗 𝐧ë 𝐬𝐞𝐳𝐨𝐧𝐢𝐧 𝐞 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢𝐭, 𝐊𝐥𝐚𝐣𝐭𝐢 𝐇𝐚𝐥𝐢𝐥𝐢, 𝐤𝐮𝐪𝐞𝐛𝐥𝐮 𝐩ë𝐫 𝟑 𝐯𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐞 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐦𝐞” – Shkruan klubi.