Teliti: Luftë frontale ndaj varfërisë, qëllimi madhor i 100 ditëve të para të Qeverisë së PD

Këshilltari i Çështjet Ekonomike në PD e Rithemelimit, Dorian Teliti, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se lufta frontale ndaj varfërisë është qëllimi madhor i 100 ditëve të para të Qeverisë së PD-së 2025-2029. Ai shkruan se do të vendoset zyrtarisht minimumi jetik, ndërsa ndihma ekonomike do të shumëfishohet duke arritur vlerën e minimumit jetik.

“Pensione më të ulta se minimumi jetik sdo të ketë më, përfitojnë menjëherë mbi 500mijë pensionistë.

Pagesat për personat me aftësi të kufizuar do rillogariten sipas diagnozës, por kurrësesi jo më të ulta se minimumi jetik”, shkruan Teliti.

Postimi nga Dorian Teliti

Luftë frontale varfërisë, qëllim madhor i 100 ditëve të para të qeverisë PD 2025-2029! Vendosim zyrtarisht minimumin jetik.

👉Ndihma ekonomike do shumëfishohet dhe arrin në vlerën e minimumit jetik. Zhdukim urinë në 65 mijë familjeve të kësaj skeme.

👉Pensione më të ulta se minimumi jetik sdo të ketë më, përfitojnë menjëherë mbi 500mijë pensionistë.

👉Pagesat për personat me aftësi të kufizuar do rillogariten sipas diagnozës, por kurrësesi jo më të ulta se minimumi jetik.

👉Rikonceptim të politikave ekonomike, financiare dhe sociale, duke ringritur ekonomikë dhe mundësuar hapjen e vendeve të punës. Askush nuk duhet të vuajë as për bukën e gojës e as të jetë i pamundur për të blerë ilacet që i nevojiten.

🔷Varfëria e instaluar në Shqipëri nuk luftohet as me llafe e as me propagandë. Duhet kurajo dhe vendime të forta, por do ja dalim, BETEJËN NDAJ VARFËRISE DO TA FITOJMË, privimi social dhe material duhet dhe do të jetë një kujtim i së shkuarës.

Arena e Lajmit

Teliti: Luftë frontale ndaj varfërisë, qëllimi madhor i 100 ditëve të para të Qeverisë së PD

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook