VIDEO/ Meloni i del sërisht në krah Edi Ramës, i dërgon një tjetër përqafim dhe fton mbështetësit…

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni vijon të qëndrojë në krah të homologut të saj shqiptar, Edi Rama.

Pak orë përpara se në Rai3, në emisionin investigativ Report, të shfaqet pjesa e dytë e dokumentarit mbi Shqipërinë, ku në thelb pritet të jetë marrëveshja e nënshkruar në Romë, për ngritjen e qendrave të pritjes së emigrantëve në Gjadër, Kryeministrja Meloni i ka dërguar një tjetër përqafim Edi Ramës.

Madje, Meloni, gjatë një takimi, në kuadër të zgjedhjeve për Parlamentin Europian, ka ftuar mbështetësit e saj në shesh, që ti dërgojnë një përqafim Kryeministrit shqiptar, socialistit Edi Rama, i cili po masakrohet sepse po ndihmon Italinë, në përballimin e fluksit të emigrantëve, përmes marrëveshjes për qendrat pritëse.

Arena e Lajmit

VIDEO/ Meloni i del sërisht në krah Edi Ramës, i dërgon një tjetër përqafim dhe fton mbështetësit…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook