VIDEO/ Rama për RAI3: Ja pse ishte i neveritshëm reportazhi mbi Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin investigativ Report në Rai3 tha se qëllimi ishte që të bënin një emision për qendrat e emigrantëve dhe kjo ëhstë një e drejtë e gazetarëve, por gjithçka që ishte qepur për Shqipërinë, Qeverinë, Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, ishte e neveritshme, pasi e nxirrte qeverinë si një partnere në hije me personazhe të përfshirë në trafikun e narkotikëve.

Rama e konsideron si një emision me gënjeshtra të mëdha dhe këtë e konsideroi të neveritshme.

“E kam thënë se ishte një kërkesë miqësore nga Giorgia, dhe unë i thashë pse jo. Diskutuam gjatë se çfarë mund të bënim, cila ishte pjesa jonë dhe pastaj e nënshkruam marrëveshjen”, tha Rama duke shpjeguar në këtë mënyrë marrëveshjen për ngritjen e qendrave të emigrantëve në Gjadër të Lezhës.

Rama tha se nëse dikush mbërrin në Itali, ai ka mbërritur në Europë, dhe situatat që krijohen nga emigrantët duhet të menaxhohen nga Europa.

“Ne kemi marrë përgjegjësinë si europianë. Nëse këtë gjë do e bënte Sllonevia apo Polonia askush nuk do të thonte gjë, por fakti që e bëri Shqipëria që nuk është anëtare e BE-së, ka këto reagime”, tha Rama për Rai3.

Ai u shpreh se kjo çështjes s’ka lidhje me çështjes elektorale, pasi është më e madhe.

Rama tha se edhe sikur të jenë të majtët në Qeverinë italiane sërisht do të flitet për çështjen e menaxhimit të emigrantëve, pra përtej të majtës dhe të djathtës, do të bëhet e njëjta gjë.

“Jam socialist pak i çuditshëm, pasi nuk besoj te llogoret ideologjike. Nëse një gjë funksionin, funksionon. Shqipëria nuk mund të zgjidhë këtë problem, nuk është një problem që mund të transferohet, por duhet goditur, duhet zgjidhur bashkarisht”, tha Rama.

Arena e Lajmit

VIDEO/ Rama për RAI3: Ja pse ishte i neveritshëm reportazhi mbi Shqipërinë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook