Arrestimi i personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Balla: Askush nuk është mbi ligjin

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me arrestimin e disa personave në kërkim ndërkombëtar e kombëtar.
Në një postim me rrjetet sociale, Balla ka përgëzuar forcat e rendit për punë e bërë ndërsa shtoi se askush nuk mund të jetë mbi ligjin.
Reagimi:
“Askush nuk është mbi ligjin dhe mbi qytetarët dhe nuk mund të ketë individë më të fortë, sesa e bardha e vijave të rrugës apo e kuqja e ngjyrës së semaforëve. Gjetja dhe ndalimi i personave në kërkim nga drejtësia, lufta kundër armëmbajtjes pa leje, kundër kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike janë detyra kryesore për Policinë e Shtetit. Përgëzime Drejtorisë së Forçës së Posaçme Operacionale, Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasani, Berat dhe Komisariatit të Rinasit, për operacionet e fundit për kapjen e personave në kërkim kombëtar e ndërkombëtar për krime në fushën e narkotikëve dhe të grabitjes me dhunë”, shkruan Balla.

Arena e Lajmit

Arrestimi i personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Balla: Askush nuk është mbi ligjin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook