Basha shpërndan videon nga programi për turizmin dhe planifikimin urban: Heqim pagesën në Rrugën e Kombit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërndarë prezantimin e ekspertëve Irena Resuli, Imeldi Sokoli, Doriana Musai, Ramiz Metaliaj për turizmin, mbrojtjen e ambjentit, zhvillimin dhe planifikimin urban.

Ndër zotimet e PD për këtë sektor është vënien në funksion të korridorit Adriatiko-Jonian dhe rehabilitimin e disa akseve kryesore të vendit. Një tjetër zotim i PD është edhe heqja e pagesës në rrugën e Kombit.

Disa nga propozimet e programit të Partisë Demokratike:

-Përmirësojmë rrjetet e brendshme të infrastrukturave kombëtare duke bërë të mundur ndërtimin dhe vënien në funksion të korridorit Adriatiko-Jonian pa pagesë në fund të mandatit të parë qeverisës të Partisë Demokratike
-Heqim pagesën për cdo makinë në Rrugën e Kombit duke maksimizuar levizjen e turistëve po ashtu Shqipetarëve të Kosovës e në këtë mënyrë kontribuojmë rritjen e përfitimeve ekonomike në dy anët e kufirit.
-Bëjmë të mundur rehabilitimin e aksit rrugor Shkodër-Tropojë-Kukës-Dibër-Librazhd-Përrenjas-Pogradec- Korçë-Ersekë-Leskovik-Përmet-Gjirokastër që njihet si unaza lindore kombëtare.

Me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, turizmi do të njohë një zhvillim dhe hap cilësor në balancimin dhe orientimin e këtij sektori drejt turizmit të qëndrueshëm dhe kjo do të arrihet në dy prioritete madhore
-Duke fuqizuar zinxhirin e vlerës së turizmit në burime njerëzore, në ofrimin e mundësisë së punësimit por edhe kualifikimit të çdo hallke të turizmit.
-Si dhe duke rritur cilësinë dhe sasinë e produkteve të konsumit turistik, siç janë produktet bujqësore dhe blegtorale për ta mbajtur origjinal dhe për të krijuar identitetin e markës turistike Shqiptare.
-Partia Demokratike do të hap 4 shkolla profesionale me fokus turizmin ne këto qytete: Korcë, Shkodër, Berat, Gjirokastër.

-Krijimi i Fondit të Mjedisit, ku çdo e ardhur nga taksimi mbi pasojat mjedisore do të destinohet direkt për eliminimin e asaj pasoje, siç është aktualisht psh taksa mbi ndotjen që shkakton çdo litër karburant. Pra, Fondi Mjedisor do të jetë një rrjedhje transparente, lehtësisht e identifikueshme e çdo qindarke: nga burimi i të ardhurave e deri tek përdorimi në mjedis.

Më poshtë postimi i Bashës:
Shqipëria meriton më shumë!
Irena Resuli, Imeldi Sokoli, Doriana Musai, Ramiz Metaliaj prezantuan një plan të integruar dhe ambicioz për:
TURIZMIN, MBROJTJEN E AMBJENTIT, ZHVILLIMIN & PLANIFIKIMIN URBAN

Arena e Lajmit

Basha shpërndan videon nga programi për turizmin dhe planifikimin urban: Heqim pagesën në Rrugën e Kombit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook