Beshiktash “mësyn” për Dakun, i paraqet Rubin Kazan ofertë zyrtare

Mirlind Daku pritet të jetë në qendër të merkatos gjatë verës, mbi të gjitha tani që siguroi edhe një ftesë nga Sylvinho për në “Euro2024”. Në fakt edhe drejtuesit e ekipit të tij, Rubin Kazan, e prisnin me padurim një ftesë të tillë, të vetëdijshëm se kjo mund të ndikojë ndjeshëm në vlerën e tij të kartonit. Për këtë janë të sigurt edhe ekipet e interesuara për shërbimet e sulmuesit kuqezi, për këtë arsye, sipas mediave në Rusi, në derën e Rubin Kazan ka ardhur oferta e parë.

Beshiktash është klubi që kërkon shërbimet e Dakut, me drejtuesit e klubit që me sa duket synojnë të formojnë një tredhëmbësh të gjithin kuqezi, me Daku që do të mbështetej nga Ernest Muçi dhe Milot Rashica.

Ky lajm gjen konfirmime edhe në Turqi, por mediat, për momentin, nuk flasin me shifra, thjeshtë bashkohet në një pikë: Beshiktash kërkon zyrtarisht Mirlind Dakun.

()

Arena e Lajmit

Beshiktash “mësyn” për Dakun, i paraqet Rubin Kazan ofertë zyrtare

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook