Djali tentoi të shpëtonte nënën nga dhuna e tij, babai e plagos me thikë. Çfarë ndodhi gjatë natës në Korçë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmë në Korçë, ku babai ka plagosur me thikë djalin e tij. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 10, Korçë.

Mësohet se i plagosuri me iniciale Gj. P., kishte ndërhyrë për të shpëtuar nënën e tij nga duart e të atit, i cili po e dhunonte, por ky i fundit e ka goditur me thikë në dorë.

“Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 10, Korçë, në banesë, shtetasi N. P., gjatë një konflikti dyshohet se ka dëmtuar në dorë me mjet prerës (thikë), djalin e tij shtetasin Gj. P., rreth 40 vjeç, i cili ndodhet për mjekim në spital. Autori i dyshuar ndodhet i shoqëruar në komisariat, ku do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, sqaron policia.

()

Arena e Lajmit

Djali tentoi të shpëtonte nënën nga dhuna e tij, babai e plagos me thikë. Çfarë ndodhi gjatë natës në Korçë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook