Ajo është një nga vajzat më simpatike në showbizin shqiptar. Efi Dhedhes është komentuar shumë herë për ndërhyrjet estetike të cilat i ka pranuar dhe vetë.
E ftuar “Në Kurthin e Piter Pan”, Efi ka folur për qëndrimin e saj mbi këtë temë.
Alketa: Si një vajzë që ka pranuar ndërhyrjet estetike, çfarë mendimi ke?
Efi: Unë mendoj se derisa i kam bërë, më pëlqejnë. Në rast se dikush ndihet keq dhe ka pasiguritë e veta, është i lirë të bëjë zgjedhjet e veta. Unë e kam pasur hundën që e vogël fiksim. Ishte diçka që prisja ta bëja dhe sot ndihem shumë mirë.