Humbi në finale, drejtuesit e Dortmund të bindur, vendosin të ardhmen e Terzic

Ashti si një vit më parë, Edin Terzic e mbylli sërish me lot, por këtë herë diskutimi është ndryshe, pasi në Gjermani dhe jo vetëm, mediat dhe opinioni, e konsiderojnë si një mrekulli faktin që arriti të dërgojë ekipin deri në finalen e Champions League. Mbase as vetë drejtuesit e klubit nuk e kishin imagjinuar që ky ekip të shkonte deri në finale ne Champions League duke sfiduar si të barabartë Real Madrid.

Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, drejtuesit e klubit do të takohet me trajnerin këto ditë për të ofruar rinovimin e kontratës. Në shtëpinë e B.Dortmund janë të bindur se Terzic është trajneri i duhur për klubin, mund të bëjë akoma më mirë.

Në pak kohë, Terzic arriti të ndryshojë filozofinë e lojës, madje duke mbajtur ekipin në nivele shumë të larta. Tekniku gjerman ka krijuar një lidhje shumë të fortë edhe me tifozët, të cilët edhe pas humbjes në finale përballë Realit duartrokitën trajnerin për punën e bërë këtë sezon.

()

Arena e Lajmit

Humbi në finale, drejtuesit e Dortmund të bindur, vendosin të ardhmen e Terzic

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook