Ilda Zhulali: Rama ka krijuar narkoshtetin, nuk është përballje mes ‘Tigrit” dhe “Çakallit”

Ilda Zhulali, drejtuese e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në PD-në e Rithemeluar, nga studion e emisionit “Open” në News24, u shpreh se përplasja me deklarata mes Edi Ramës dhe Arben Ahmetajt nuk është një përplasje e tigrit nga Zvicra dhe çakallit nga Tirana.

Zhulali tha se në raportet ndërkombëtare Shqipëria është etiketuar si portë hyrëse e drogave të rënda.

“Referuar raporteve edhe të Departamentit të Shtetit, jo thjesht deklaratave që bën Arben Ahmetaj, provohen plotësisht se jemi kthyer në një narko-shtet.

Kryeministri është folur si autokrat, si person që është i lidhur me korrupsionin botëror, ëhstë folur se ka ndërtuar një narko-shtet.

Edi Ramës po i thuhet me të gjitha gjuhët e Botës demokratike se ka ndërtuar një shtet me lidhje me krimin, është një narko-shtet”, tha Zhulali.

Ajo u shpreh se Edi Rama po përpiqet të shpëtojë veten, duke u shprehur se nuk ka pyll pa derra.

“Rama harron se këtu nuk kemi as pyll, por kemi një qeverisje derrash, dhe Edi Rama është kryederri. Edi Rama ka arritur deri atje sa ka caktuar edhe një koordinator për krimin, dhe këtë e ka thënë Arben Ahmetaj, ish-bashkëpunëtori më i afërt i Kryeministrit”, tha Zhulali.

Arena e Lajmit

Ilda Zhulali: Rama ka krijuar narkoshtetin, nuk është përballje mes ‘Tigrit” dhe “Çakallit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook