“Kampi i emigrantëve si inceneratorët”, Meta: Emergjenca u sajua, ndërtimi në Gjdër nuk dihet nëse përfundon deri në dimër

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në mbledhjen e kryesisë politike të PL, ka bërë një paralelizëm mes emergjencës së emigrantëve, lidhur me marrëveshjen me Italinë, dhe krizës së sajuar sipas tij për krijimin e inceneratorëve.

Ai tha se marrëveshja me Italinë po shihet edhe në Itali me hije korrupsioni, ashtu si edhe në Shqipëri.

Meta shtoi se emergjenca e emigrantëve është kthyer në një gjenerim korrupsioni.

“Emergjenca e emigrantëve është kthyer në gjenerim korrupsioni. Kampi nuk dihet nëse mbaron deri në fund të dimrit. Njëlloj sicc u sajua emergjenca e plehrave për të justifikuar megaaferën e incenearatorëve”, tha Meta.

Arena e Lajmit

“Kampi i emigrantëve si inceneratorët”, Meta: Emergjenca u sajua, ndërtimi në Gjdër nuk dihet nëse përfundon deri në dimër

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook