Kolegji i Evropës nis punën, Ministri Hasani takim me studentët e parë: Mirëpresim trajntimin e Kolegjit për nëpunësit e rinj civilë nga Shqipëria e rajoni

Ka nisur punën Kolegji i Europës. Ministri Igli Hasani ka zhvilluar takim me studentët e parë në Kolegj.

E pranishme në takim është edhe Frederica Mogherini, rektore e Kolegjit të Evropës.

Ministri Hasani u shpreh se mirëpret trajnimin e Kolegjit të Europës për nëpunësit e rinj civilë nga Shqipëria e rajoni.

Ministri Igli Hasani: Mirëpresim trajnimin e Kolegjit të Evropës për nëpunësit e rinj civilë nga Shqipëria dhe rajoni. Hapat e tillë e bëjnë të ardhmen tonë në Evropë më të prekshme. Falënderojmë qeverinë shqiptare, që bëri realitet Kolegjin e Evropës në Tiranë. Iniciativa e Kolegjit është një hap gjigant për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor.

Kampusi i Tiranës do të vendosë rajonin tonë në hartën e profesionistëve të BE-së. Disa do të argumentonin se ne kemi një rajon të trazuar, me hije të gjata nga e kaluara. Nuk e ndryshojmë dot të kaluarën, por mund të bëjmë më shumë për të ardhmen. Besoj se për të gjithë ju që vini nga rajoni, do të ndjeni frymën e Evropës këtu. Shfrytëzojeni atë ndjenjë dhe ndërtoni ura bashkëpunimi që do ta forcojnë rajonin tone. Vetëm kështu do mund të finalizojmë qëllimin tonë, integrimin e plotë në BE. Mirësevini në Kolegjin e Evropës, jini të guximshëm, jini evropianë.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Kolegji i Evropës nis punën, Ministri Hasani takim me studentët e parë: Mirëpresim trajntimin e Kolegjit për nëpunësit e rinj civilë nga Shqipëria e rajoni

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook